Tilawe 1–5

Qëllimi i programit

Niveli 1

Në këtë nivel mësohen bazat e leximit:

1. Dallimi i shkronjave.

2. Dallimi i harekeve (fetha, kesra, damme).

3. Dallimi i simboleve: sukun dhe shedde.

4. Zgjatimet (med normal dhe med liin).

5. Të fillojë të dallojë fjalët — ku fillojnë dhe ku mbarojnë.

⸻

Niveli 2

Përfshin të gjitha pikat e nivelit të parë, plus:

1. Të fillojë të lidhë disa fjalë njëra pas tjetrës.

2. Të dijë si të ndalet gjatë leximit.

3. Të dijë si të nisë leximin.

4. Të fillojë me rregullat e nunit me sukun.

⸻

Niveli 3

1. Rregullat e nunit me sukun.

2. Rregullat e mimit me sukun.

3. Të lexojë me rrjedhshmëri pjesë më të gjata të ajeteve.

4. Të njohë zgjatimet dhe kohëzgjatjen e tyre, si gjatë ndalimit ashtu edhe gjatë vazhdimit të leximit.

⸻

Niveli 4

Përveç rregullave të përmendura më lart:

1. Të fillojë shqiptimin e saktë të cilësive të shkronjave.

2. Të dallojë:

• Hemzën ndërlidhëse dhe ndarëse,

• Lamin kamerij dhe Lamin shemsij,  
• Idgamet e ndryshme që ndodhin te shkronjat.

Niveli 5

⸻

Në këtë nivel studenti duhet të:

• Të ketë njohuri të plota rreth shkencës së texhvidit, duke përfshirë:

• Rregullat e besmeles dhe istiadhes,

• Lidhjen ndërmjet sureve dhe format e veçanta të leximit,

• Llojet e gabimeve gjatë recitimit,

• Njohjen e simbolikës dhe shenjave të Kur’anit.

• Të njohë vendëdaljen e shkronjave (mekharixh el-huruf) dhe cilësitë e tyre — si ato kontradiktore ashtu edhe jokontradiktore.

• Të zotërojë rregullat e nunit me sukun, tenuinit dhe mimit me sukun, si dhe nivelet e tingullit hundor (gunne).

• Të njohë llojet e zgjatimeve (meddet) dhe kohëzgjatjen e secilës.

• Të njohë dhe zbatojë:

• Rregullat e lamit kamerije dhe lamit shemsije,

• Hemzetul uesl,

• Idgamet që ndodhin te shkronjat e tjera, si idgam mutexhenis, idgam mutekarib, etj.,

• Sekteh (pauzat e veçanta),

• Si dhe rregullat e veçanta të recitimit.

Nivelet e Tilawes

Tilawe 1

• Fillon me: Suren El-Muxhadele

• Mbaron me: Suren En-Nas

• Faqe gjithsej: 56 faqe

• Ritmi i ushtrimeve: 3 faqe në javë për ushtrime

⸻

Tilawe 2

• Fillon me: Suren Jasin

• Mbaron me: Suren El-Hadid

• Faqe gjithsej: 92 faqe

• Ritmi i ushtrimeve: 4 faqe në javë për ushtrime

⸻

Tilawe 3

• Fillon me: Suren El-Isra

• Mbaron me: Suren Ez-Zumer

• Faqe gjithsej: 177 faqe

• Ritmi i ushtrimeve: 8 faqe në javë për ushtrime

⸻

Tilawe 4

• Fillon me: Suren El-Maide

• Mbaron me: Suren En-Nahl

• Faqe gjithsej: 181 faqe

• Ritmi i ushtrimeve: 8 faqe në javë për ushtrime

⸻

Tilawe 5

• Fillon me: Suren El-Fatiha

• Mbaron me: Suren En-Nisa

• Faqe gjithsej: 100 faqe

• Ritmi i ushtrimeve: 4–5 faqe me analizë texhvidi.