Në këtë akademi, fëmijët do të mësojnë bazat e fesë islame në mënyrë të lehtë, të kuptueshme dhe të këndshme – përmes tregimeve, pyetjeve, aktiviteteve dhe shembujve praktikë nga jeta e përditshme. Çfarë do të mësojnë fëmijët: • Kush është Zoti ynë, cila është feja jonë dhe kush është Profeti ynë ﷺ • Pesë shtyllat e Islamit dhe gjashtë kushtet e besimit (imanit) • Kur’ani dhe Suneti si udhërrëfyes në jetë • Edukata islame me prindërit, familjen, fqinjët dhe shokët • Du’a, tregime dhe mësime të thjeshta që forcojnë zemrën dhe sjelljen. Metoda:
Mësim përmes tregimeve, aktiviteteve, dialogut etj.
Objektivi final:
1.Fëmijët fitojnë njohuri të rëndësishme mbi fenë islame. 2.Mësojnë të duan Allahun dhe të Dërguarin tonë sall-llahu alejhi ue selem. 3.Zhvillojnë edukatë dhe sjellje të mirë me prindërit dhe të tjerët. 4.Afrohen me adhurimet si namazi dhe duatë. 5.Forcojnë besimin dhe ndihenmë të sigurt në identitetin e tyre. 6.Rriten me vlera të larta morale dhe shpirtërore.