Anglisht për fëmijët

Qëllimi i programit

 
Niveli 1 – Fillestar

Ky kurs është i konceptuar posaçërisht për fëmijët që nuk kanë njohuri paraprake në gjuhën angleze. Programi ofron një qasje të thjeshtë dhe të strukturuar, duke i udhëhequr fëmijët në:
• Mësimin e shprehjeve bazike të përditshme;
• Zgjerimin gradual të fjalorit elementar;
• Kuptimin e rregullave bazike të gjuhës.

Përmes mësimeve islame argëtuese dhe interaktive, ata do të mësojnë shprehjet bazike, fjalor të thjeshtë dhe rregullat elementare të gjuhës.

Qëllimi i kursit është të ndihmojë fëmijët të fitojnë besim në komunikimin e parë në anglisht, dhe të krijojnë një bazë të qëndrueshme për nivelet e ardhshme të mësimit.

Sqarim:
Fëmijët e regjistruar duhet patjetër te dijnë shkrim dhe lexim.